Gjilan

Fillon dokumentimi i “Shtëpive Shkolla” që nga vitet ’90 në Gjilan

Gjilan, 24 shtator

Në kuadër të projektit “Shtëpitë Shkolla”, Space SyntaKs fillon dokumentimin e “Shtëpive Shkolla” që nga vitet ’90, përfshirë edhe ato në Gjilan.

Drejtori i Arsimit në Komunën e Gjilanit, Shpend Nuhiu, tha se janë të lumtur të njoftojnë lidhur me nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit me drejtoreshën  ekzekutive të Space SyntaKs, Gresa Nezirit Drejtoreshë.

Më tej ai tregoi se të dhënat e mbledhura do të publikohen në platformën e tyre digjitale: www.shtepiteshkolla.org.

“Faleminderit të gjithëve që mbështesin këtë iniciativë të rëndësishme për ruajtjen e trashëgimisë sonë arsimore”, tha drejtori i Arsimit Shpend Nuhiu.

You Might Also Like