Gjilan

Kryetari Hyseni: Subvencionuam 465 fermerë me farë misri për mbjelljet pranverore

Ky subvencion iu dedikua kultivuesve të rregullt të misrit që mbjellin nga 0.20 ha deri 1.0 ha, fermerëve me kushte të rënda ekonomike dhe atyre që jetojnë në zonat rurale. Komuna e Gjilanit ka kontraktuar blerjen e 1000 paketimeve me farë misri për mbjelljen e afro 500 hektarëve.

Bujqësia është një ndër prioritetet e programit tonë qeverisës, andaj ne si komunë, do të vazhdojmë me mbështetje për bujqit e fermerët të cilët me kultivimet e tyre ndikojnë në zhvillimin ekonomik lokal.

You Might Also Like