Sportet luftarake

Kryetari Hyseni uron karateisten për fitoren e medaljes së bronztë

Karateistja Fortesa Orana, ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Mesdhetar të Karatesë edicioni i 31-të me radhë në Guadalajara të Spanjës, i cili u mbajt nga 11-14 shtator.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka uruar fituesen e medaljes Fortesa Oranën.

“Fortesa Orana na nderoi me fitoren e medaljes së bronztë në Kampionatin Mesdhetar të Karatesë. Ajo është sportiste e jashtëzakonshme dhe shembull frymëzues i përkushtimit”, tha Alban Hyseni.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, theksoi se njerëzit që nuk dorëzohen para sfidave e përfaqësojnë më së miri vendin tonë.

“Jemi krenarë për Fortesën”, tha kryetari Alban Hyseni.

Kosova u rendit në vendin e dytë pas Spanjës, ku me 49 garues pjesëmarrës, arritën të fitojnë 7 medalje të arta, 4 të argjendta, 5 të bronzta dhe 7 vende të pesta.

You Might Also Like