Sportet luftarake

Kryetari Hyseni uron karateistët nga Gjilani për rezultate në Armeni

Karateistët nga Gjilani vazhdojnë të shënojnë rezultate pozitive në arenën ndërkombëtare.  

 

Ekipi i Kosovës, u përfaqësua në kampionatin Evropian për Senior në Yerevan të Armenisë nga 7 deri më 11 maj 2025, ku dhe zuri vendin e tretë në Evropë.

 

Katër pjesëmarrës në kombëtare ishin nga Komuna e Gjilanit: garueset, Fortesa Orana, kapitene e ekipit, kategoria +68 kg, Vlerë Qerimi,  kategoria -68 kg.

 

Medalje bronzi mori edhe kampioni Betim Maliqi në kategorinë deri në 75 kg.

 

Bashkë me ta ishte gjilanasi Agron Tosuni,  trajner i përfaqësuesës së Kosovës.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka uruar për sukseset e karateistëve në kampionatin Evropian për Senior në Yerevan të Armenisë.

Garueset nga Gjilani përsëri në podium. Vajzat e Kombëtares së Kosovës, na emocionuan me paraqitjen e tyre të jashtëzakonshme në Kampionatin Evropian, duke siguruar vendin e tretë dhe medaljen e bronztë”, tha Alban Hyseni.

I pari i komunës shtoi se janë krenarë veçanërisht për Fortesa Oranën dhe Vlera Qerimin, dy garueset nga qyteti ynë, që me talentin dhe përkushtimin e tyre e ngritën edhe më lart emrin e Gjilanit.

 

Po ashtu ka uruar edhe karateistin Betim Maliqin.

 

“Çfarë emocione. Betim Maliqi, kampioni jonë na bëri sot jashtëzakonisht krenar duke i sjellë Gjilanit dhe gjithë Kosovës medalje nga evropiani”, tha ai.

 

Kryetari i Komunës s së Gjilanit Alban Hyseni uroi kampionet, ku tha se: falë jush, flamuri ynë valoi me krenari në Evropë. Faleminderit kampion.

You Might Also Like