Gjilan

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, zhvillon takim të rëndësishëm lidhur me identifikimin e mungesës së qasjes fizike për personat me aftësi të kufizuara

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, zhvillon takim të rëndësishëm lidhur me identifikimin e mungesës së qasjes fizike për personat me aftësi të kufizuara

Gjilan, 8 qershor 2022 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka zhvilluar takim me përfaqësues nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, Zyra e Kryeministrit, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukurës dhe Handikos, ku kanë diskutuar rreth mënyrës së identifikimit të mungesës së qasjes fizike për personat me aftësi të kufizuara.

Pasi i ka falënderuar për vizitën në Gjilan, kryetari Hyseni ka theksuar se do të jenë në koordinim të plotë me të gjitha institucionet për aktivitete të përbashkëta.

“Në koordinim me ta, do të angazhohemi rreth aktiviteteve të përbashkëta të cilat do të planifikohen dhe realizohen përgjatë këtij viti, i shpallur nga Qeveria e Republikës së Kosovës -Vit i Personave me Aftësi të Kufizuara”, ka thënë kryetari i Komunës, Alban Hyseni.

You Might Also Like