ARSIMI

Kryetari i Gjykatës së Apelit, Afrim Shala, ishte mysafirë i veçantë në Klubin e Drejtësisë të Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti”

 

Në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan, këtë të hënë më 21.03.2022 mysafirë i veçantë në Klubin e Drejtësisë, që vepron në kuadër të kësaj shkolle ka qenë kryetari i Gjykatës së Apelit, Afrim Shala.

Ky sesion u mbajt në ambientet e Gjimnazit “Xhavit Ahmeti” në Gjilan dhe ishte i formatit bashkëbisedim midis nxënësve dhe mysafirit. Nxënësit tanë shprehën interesim të madh rreth profesionit të gjyqtarit dhe drejtësisë në Republikën e Kosovës në përgjithësi, rreth sistemeve gjyqësore, llojeve të dënimeve, e kështu me radhë e ku si rrjedhojë e kësaj pati një numër të madh pyetjesh për të ftuarin.

Nxënësit e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” që kryesisht ishin anëtarë të Klubit të Drejtësisë kanë marrë shumë informacione të rëndësishme nga fusha e drejtësisë, kurse pjesëmarrësit kanë ngelur shumë të kënaqur me prezantimin e bërë, për çka i janë falënderues kryetarit të Gjykatës së Apelit, Afrim Shala, i cili kishte shprehur gatishmërinë për të qenë afër nxënësve.

“Klubi i ynë falënderon jashtëzakonisht shumë z. Afrim Shala për pjesëmarrje dhe i urojmë suksese të mëtutjeshme në karrierë”, ka thënë profesoresha Besjana Gagica, mentore në Klubin e Drejtësisë.

 

You Might Also Like