LAJME

Kryetari Salihu kërkon angazhim më të madh, për një gjyqësor të pavarur dhe efikas

Gjilan, 26.04.2022 – Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan, Venhar Salihu me të marr detyrën e re, ka takuar Shefin e Departamentit të Krimeve të Rënda, Agim Ademi, Shefin e Departamentit të Përgjithshëm, Berat Spahiu, Shefin e Divizionit Penal, Behar Ymeri dhe atë të Divizionit Civil, Milorad Mitkoviq.

Gjithashtu gjatë ditës ka takuar edhe Administratoren, Florina Jerliu, Shefen e Zyrës Qendrore për Menaxhimin e Lëndëve, Valbona Dulahu, dhe Shefen për Shërbime të Përbashkëta, Linda Salihu.

Kryetari Salihu, theksoi në këto takime se pavarësia gjyqësore, profesionalizmi, integriteti, rritja e performancës dhe rritja e besueshmërisë së publikut, do të trajtohen me prioritet dhe mënyrë të barabartë sipas ligjeve në fuqi, me të vetmin qëllim, arritjen e një sistemi gjyqësor të pavarur, efikas, transparent dhe llogaridhënës.

You Might Also Like