Viti

Kryetari Sokol Haliti:  “Jemi të  përkushtuar të vazhdojmë me disiplinë financiare me qëllimin më të mirë të shfrytëzimit së më të drejtë të parave të taksapaguesve”

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe, Hajrush Kurteshi, Koordinator për bashkëpunim me projektin “ Komuna Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse” nga Komuna e Vitisë, kanë pritur në takim, Ekspertin e Auditimit, Genc Rraci, si përfaqësues në kuadër të programit USAID/ TEAM.
Gjatë këtij takimi është biseduar për arritjet e Komunës së Vitisë për raportin e auditimit nga Zyra Kombëtare e Auditimit dhe zbatimit të rekomandimeve nga Komuna e Vitisë, përmes Planit të Veprimit të Zbatimit të Rekomandimeve

Kryetari i komunës Sokol  Haliti, potencoi se Komuna e Vitisë, disa herë radhazi ka qenë ndër komunat e pakta në Kosovë, që ka pasur raportin e pamodifikuar nga Auditori i Jashtëm. “ Komuna e Vitisë është vlerësuar disa herë pozitivisht nga Raporti i Auditorit të Jashtëm duke marrë opinionin e pamodifikuar. “Megjithatë ne jemi të përkushtuar të vazhdojmë me disiplinë financiare me qëllimin më të mirë të shfrytëzimit së më të drejtë të parave të taksapaguesve tanë”, u shpreh Haliti.

Kryetari Haliti potencoi se pasi që kjo komunë ka pranuar Raportin e Auditorit të Jashtëm për vitin 2018, ata kanë përgatitur edhe Planin e Veprimit për zbatimin e Rekomandimeve të marra nga ky raport,duke shtuar  se kjo komunë ka marrë veprime konkrete për zbatimin e rekomandimeve të marra. Kryetri Sokol Haliti  me këtë rast shprehi fjalë falenderimi për projektin USAID TEAM për mbështetjen e vazhdueshme dhe shtoj se kjo komunë do të vazhdoj të bashkëpunoj me këtë projekt të rëndësishëm.Aziz Zuka

 

You Might Also Like