Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti së bashku me drejtoreshën e arsimit, Arta Ajeti dhe të tjerë kanë pritur sot në takim nxënësit e shkollës së mesme “Kongresi i Manastirit” – Pozheran që kanë marrë vendin e dytë në garat kombëtare në kuadër të pro-jektit “Promovimi i mendimit kritik dhe aktivizimit qytetar te të rinjtë”, të organizuar nga “Teach for Kosova”. Me këtë rast kryetari Haliti i ka përgëzuar nxënësit por edhe personelin arsimor të kësaj shkolle për suksesin e arritur në këtë garë. Ai tha se krenohet me nxënësit vitias duke theksuar se qeverisja komunale në Viti do të vazhdoj të mbështes nxënësit. Duke folur për shkollën në Pozharan ai tha se ata ka-në bërë shumë për këtë institucion shkollor që nga pavarësimi i saj, krijimi i kushteve sa më të mira për nxënësit dhe mësimdhënësit dhe shtoj se nxënësve nuk ju mbetet që tjetër veç se të mësojnë dhe të për-gatitën për të ardhmen e tyre. Ai tha se përmes investimeve që kanë bërë në fushën e arsimit dhe që pritet të bëhet komuna synon që të aftësoj nxënësit për tregun e punës. Ndërkaq Dardan Konjufca nga ky tha se nxënësit e shkollës “Kongresi i Manastirit” kanë qenë të jashtëzakonshëm dhe falënderoj kryetarin Haliti për mundësinë që ka dhënë që ky projekt të realizohet në Viti. Përndryshe ky takim ishte i hapur ku nxënësit kanë parashtruar pyetje por edhe kanë dhënë mendimet e tyre, kryesisht lidhur me fushën e arsimit.Aziz Zuka
Aziz
Aziz
Zv.kryetari I komunes Hasan Aliu, priti në takim përfaqësuesit e platformës “Liria ka Emër” Zv.kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu së bashku me kryesuesin e Kuvendit Komunal, Bekim Azizi dhe të tjerë kanë pritur sot në takimi përfaqësuesit të platformës “ Liria ka Emër”, në krye me Eliza Hoxhën. Gjatë këtij takimi u dha mbështetje për Marshin “Drejtësi, jo politikë”, i cili pritet të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë, në mbrojtje të drejtësisë së paanshme dhe të vlerave të luftës çlirimtare. Përndryshe përfaqësuesit e platformës prezantuan aktivitetet e tyre dhe falënderuan Komunën e Vitisë për përkrahjen, duke theksuar se ky marsh është një thirrje paqësore për respektimin e parimeve të drejtësisë.Aziz Zuka





