Viti

Kryetari Haliti inspektoi punimet e projekteve të realizuara në Smirë e Tërstenik

Për të parë nga afër punimet që janë kryer ditëve të fundit në Smirë e Tërstenik, kryetari i komunës Sokol Haliti me bashkëpunëtor, kanë vizituar sot këto dy fshatra. Në Smirë është asfaltuar rruga Hysni Salihu dhe janë rregulluar ulëset në fushën sportive.

Ndërkohë që në shkollën fillore “Dëshmorët e 5 Prillit”, u vizituan ambientet e saj ku janë bërë investime në bashkëpunim me fondacionin “Kosove Luksemburg”.

Gjithashtu, udhëheqësit komunal, kanë vizituar edhe punimet që janë duke u bërë në asfaltimin në segmentin e dytë të rrugës “Beqë Kurti” në Tërstenik.Aziz Zuka

You Might Also Like