Viti

Kryetari i Vitisë Sokol Haliti, priti në takim drejtorin e AKP-së Valon Tolajn

 

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur të mërkurën  në takim pune drejtorin ekzekutiv të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), Valon Tolaj, me të cilin ka diskutuar për thellimin e mëtejmë të  bashkëpunimit mes të dyja Institucioneve, si dhe për shqyrtimin e zgjidhjes së çështjeve që kanë mbetur të hapura kur është fjala rreth privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore në këtë komunë.

Kryetari Haliti e njoftoi Tolaj për punën dhe aktivitetet e deritashme  komunale,

e  drejtori i AKP-së, Valon Tolaj, e ka falënderuar kryetarin Haliti për pritjen, si dhe ofrimin e bashkëpunimit në të ardhmen, në zgjidhjen e kontesteve të mundshme, që kanë të bëjnë me privatizimin e ndërmarrjeve shoqërore. Aziz Zuka

You Might Also Like