Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, me rastin e Festës së Flamurit dhe 106 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, ka uruar gjithë qytetarët e komunës dhe më gjerë. “ Dita e Pavarësisë është dita e përjetësisë së një kombi, dita më e rëndësishme dhe më jetike për pjesëtarët e tij.
Andaj, më lejoni që në emër të Institucioneve komunale të Vitisë, si dhe në emrin tim personal, të gjithë shqiptarëve t’ua uroj Ditën e Flamurit dhe Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë. Ne sot përulemi para veprës së gjithë atyre që u flijuan për lirinë e Kosovës dhe amaneti i tyre na obligon të përkushtohemi edhe më shumë në fuqizimin e shtetit dhe kombit tonë”, thuhet në urimin e kryetarit Haliti.Aziz Zuka