Libri

KUALITETE  LETRARE  PROZAIKE   SJELLIN STORIJE  SUKSESI  

Mr .sc.  Arsim  Halili

KUALITETE  LETRARE  PROZAIKE   SJELLIN STORIJE  SUKSESI

Kanë mbetur  edhe pak ditë  deri në mbyllje të  këtij  viti kalendarik. Konsideroj edhe gjatë  këtij  viti, shtëpia botuese  “ Beqir Musliu “ në Gjilan me editor Sabit Rrustemin  dhe  me bashkëpuntorët e tij, ka arritur të nxjerr në dritë numër të konsideruar  të veprave  qoftë në zhanrin e poezisë , natyrisht  edhe në prozë  dhe  në fushën publicistike . Në  parantezë të  fjalës sime të  mëposhtme  me lejoni    të ju  them  se  gjatë viti 2023,   dritën e   e  botimit e panë  njëzetë e  një  botime, prej tyre   tetë   libra   në poezi  e që për to  është folur  veç e veç   në  fillim të  vjeshtës  letrare dhe nëntë  botime   në  prozë  këtu  hyjnë edhe  botime jashtë prozës artistike, pa harruar  edhe  katër  numra   të  revistës  letrare Agmia. Në përmbyllje të vjeshtës    letrare  do të  bëjmë një ekspoze  veprave  letrare në prozë.   Mbi  veçantitë  e tyre estetike  dhe artistike  për disa nga veprat  në   prozë  është diskutuar   edhe gjatë këtij edicioni  të vjeshtës  letrare , andaj lidhur me  këto botime   do    të trajtohen  në  mënyrë përmbledhëse.

  • Konribut të çmuar ka dhënë përmes  botimit  studimor nga ana   e studiuesit  Anton Nikë Berisha   të  titlluar    Dy kryevepra  lirike  të  Fishtës  ( rreth veprave  Jerina ase mbretnesha e luleve dhe  Zana e vizitorit ) .Autori   Berisha  brenda  këtij libri jo shumë voluminoz, por   një libër i realizuar  nga pikëpmja estetike  deri në  imtësi  të asaj  çfarë  fshihet brenda  vargjeve të Fishtës. Të vetëdijshëm se figura e Fishtës u anatemua  gjatë sistemit  komunist dhe natyrshëm kjo pengesë i bëri  dëmë letërsisë shqipe, autori   ndalet me theks  të veçantë    te  melodrama Jerina  ase mbretnesha e luleve   një studim  i mirëfllët   qoftë nga  pikëpmja estetike,  gërshetimi i veprës nga aspekti  tradicional, vendi i gruas  në poezinë e Fishtës, Atdheu  nga qensia estetike  te    Sigurisht  se  ka  çfarë  të flitet  edhe brenda  1134 vargjeve  të këngës   Zana e vizitorit, lexuesi,natyrisht  edhe studiuesit  do të kenë një burim  reference të këtyre dy  kryeveprave siç  edhe i titullon  autori Berisha.
  • Shumësi interpretimesh mbi  poezinë  e Prend  Buzhalës, veçanarisht  për përmbledhjen poetike “ Pshertima  pergamene”  këtij emri  që i ka dhënë letërsisë  shqipe opusin  e tij krijues në disa kënde , fal punës  së Prof  Anton Nikë Berishës  në përzgjedhjen e nektarit më   të mirë  të poezisë brenda  tetë vëllimeve  në një  përmbledhje serioze  artistike, si e tillë kjo përmbledhje   zgjoi interesim  për ta vënë në diskutim  publik  artin   poetik të   Buzhalë  Këtu nuk duhet  harruar se  falë  punës  së Prof.  Labinot Berishës,i cili  ka bë- rë  zgjedhjen  e trembëdhjetë   autorëve  të   dëshmuar të fushës  kritike dhe diskurzive që  analizojnë nga këndet  e tyre poezinë e Prend  Buzhalës  e  një  prej  tyre  edhe  Sabit  Rrustemi   e thekson   se është  poezi  e mendimit të  thellë. Sigurisht   secili nga kritikët të trajton  në trajktore të ndryshme  mendimin  mbi poezinë  e   Buzhalës,por që emëruesi i përbashkët është se kjo  vepër  është përfaqësuese në artin e Prend Buzhalës.
  • Autori Hasan Bunjaku  para lexuesit të  gjërë  sjell botimin   më të ri  Një gjakim i pafat,  një  libër  voluminoz  përmes kujtesës   së dokumentuar, pasqyron me  shumë detaje  mbi familjet  e fshatit  të   lindjes  Desivojcës (familjes Demiri dhe Bunjaku)    të cilat    po të  mos  ishin organizuar  në  një botim  të tillë  do t’i  tretë  dhëmbi i kohës  shumë ngjarje  interesante  për  familjet  e cekura më  lartë.
  • Letërsia i then kufijët  apo më mirë  të them nuk eksiztojnë  si të tilla  brenda  arealit krijues shqiptar  me  dy botime  nga Nasi Lera dhe për  Nasi Lerën, bibliotekatë tona  do të jenë  më të pasura me këto  dy  vepra . vepra  “ Frynte shumë erë”  tri novelat e Lerës , botim eskluziv  nga  shtëpia botuese “ Beqir Musliu” , autori Lera  gjithë trazimet  e tij shpirtërore  na i vë në dispozicion me artin  e tij të mirëfilltë. Por   veprën  e Lerës nuk e lënë të heshtur atë gërmojnë  kritikët  madje  fjalën  e tyre e ballafaqojnë    në  takim  me shkrimtarin dhe për shkrimtarin në Klinë , ku me  diskutimet e tyre,  zgjojnë mjaft interesim sa që Mikel Gojani arriti  t’i  tubojë së bashku  në një libër të veçantë të titulluar Njohje  e mëtejshme  të veprës letrare.
  • Mbi  katër dekada   të  ikjes nga kjo botë  të poetit  të Rexhep Elmazi, poezia   e tij   jeton  dhe  trajtohet  me seriozitet, sepse bagazhi i tij krijues  cilësor,bënë  që  të mbahen   takime  letrare gjë   për të  cilën shpalosen nga kë ndvështrime me mjaft  interes gjithë  ajo që  lidhet me  poezinë e Rexhep Elmazit. Sigurisht  të  tilla trajtime  janë  tubuar   bremda librit  Shprushje  nëpër vargjet  që nuk zbehen.
  • Ndonjëherë atë  që  nuk  e bëjnë  dot institucionet për  shumë  çështje  nacionale  e  bënë një individ ,këtë  rast  Fadil Kajtazi  ky emër i njohur i fushës  së sigurisë, fal punës së  tij këmbëngulëse,  na sjell të  dokumentuara dhe  argumentuara , jo përmes  folklorit   patetik   gjë që jemi mësuar  të dëgjojmë   mbi  gjithë ato që nga kanë ndodh  në kurriz të popullit tonë,por me një analizë  profesionale,  duke i ballafaqur   burimet  serbe dhe  ndërkombëtare,pasqyron më   së  mirë  tërë    atë  odisejadë  që  e përjetoi populli ynë   ndër vite. Rrumbullaksimi i këtij projekti serioz vjen  në  duar  te lexuesit   përmes    librit  publicitikë, konsideroj  të parin  e këtij lloji  në trojet tona  të titulluar   Ideologjia  serbe e gjenocidit..
  • Sa herë flitet për  shkrimtarin Ramdan Rexhepin  na shkon mendja  te  Kambanoret dhe romani Udhëkryqi, të  botuara ribotuara vite më parë, ky  shkrimtar  i mërguar  gjatë kohë,por  produktiv  në  letërsi. Romansieri dhe tregimtari ynë i shquar, Ramadan Rexhepi, ne romanin më të ri satirik “LEZETQENDRA E SALI BABËS” ka vështruar disa dukuri të rëndësishme të jetës së përditshme të botës e të njeriut tonë, duke i parë nga një kënd i veçantë, ku vijëzohet herë një humor i lehtë, herë merr përmasë një satirë e ndjeshme.Kjo bie në sy qoftë kur autori rrëfen për dukuri shoqërore, qoftë për dukuri të brendshme të personazheve e të kundërthënieve që shfaqen në veprimin e përditshëm të tyre, sidomos në ambiente të veçanta, ku botëkuptimi njeriut tonë shpaloset më mirëfilli.

*  Afrim Demiri ,  poeti  e  publicisti,  vjen para lexuesit të tij si prozator,me  librin e tij me titull simbolik  17 figura-të,  në librin më  të ri  të këtij autori  janë  përmbledhur  40 tregime  ,Gjuha e pasur   poetike   brenda  tregimeve  të  Afrim Demirt  e bënë lexuesin që të zgjoi kërshërin  e tij   mbi atë se çfarë fshihet  brenda figurave mataforike të secili  tregim veç  e veç .  Gjë që  gjë rsisht do t’i  lëmë   hapësirë   dy kritikëve  ta  shfaqin mendimin  e tyre rreth kësaj vepre.

Krejt në fund  dua të them  mund të  mos jenë  shumë  vepra  nga ana  sasiore, por nga ana kulatative  mendoj që  janë të vlefshme për  lexuesin e pasionuar. Rrugëtim të   mbarë   edhe në vjeshtën   e ardhshme letrare, gjithë  krijuesve  e lexuesve tanë  të  pasionuar .

You Might Also Like