Kujtim Sadriu nuk është më drejtor i Shtëpisë së Kulturës në Preshevë. Ai është shkarkuar nga kjo detyrë, pas ndryshimeve që kanë ndodhur në kreun e Komunës së Preshevës, shkruan kryelajmi.com.
Një gjë të tillë e ka bërë vet Kujtim Sadriu, i cili në profilin e tij në facebook ka shkruar:
Të nderuar, qytetarë, artistë, regjisorë e bashkëpunëtorë.
Edhe përkundër asaj që mandati im është edhe 3 vjet e tre muaj, sot u shkarkova nga pozita e drejtorit, me urdhër të profesorit universitar, tani kryetar dy mujor i instaluar nga Beogradi.
Pavarësisht të lartëpërmendurat, unë ditëve në vijim pasardhësi tim, do t’i dorëzoj detyrën ashtu siç e do rendi dhe zakoni. Të gjithë Juve që bashkëpunuam për këto dy vite ju falënderoj nga zemra.
Jam përpjekur në maksimum për më të mirën për vendit dhe brezat tanë.
Ky nuk është fundi, ju të gjithë artistë që ishit dhe jeni me vullnet të punës, prapë do të takohemi aty ku neve na bashkon puna dhe do të vazhdojmë për të bërë më të mirën edhe jashta pozitave. Ju premtoj.
Për punën time dy vjeçare nuk dua të flas, vlerësoni Ju.