Ibrahim Sefedini Gjenevë, Zvicër –
Komuniteti shqiptarë me seli në Gjenevë të Zvicrës, në bashkpunim me Qendrën Kulturore Shqiptare me seli në Cyrih, në mbështetje të Ministrisë për Diasporë dhe Investime Strategjike të Republikës së Kosovës, në Gjenevë të Zvicrës, kanë organizuar Ditët e Kulturës Shqiptare në Diasporë. Në këtë aktivitetet kulturor ku u zhvilluan aktivitete të ndryshme kulturore,si ekspozita në pikturë, komedi dhe program muzikor me pika muzikore të muzikës qytetare dhe asaj modern në gjuhën shqipe dhe gjermane, pos pjesëmarrësve të shumtë nka komuniteti shqiptarë në Zvicër morri pjesë edhe zëvendësministri i Ministrisë së Diasporës Faruk Nura. Zëvendës ministri Nura , ka thënë se kjo ministri i qëndron në krah qdo aktiviteti që zhvillohet nga mërgata kosovare , dhe se Ditët e Kulturës, janë një ngjarje që meritojnë një përkrahje të veqantë pasi organizohen nga një qendër e cila është drejtpërdrejtë e lidhur me ministrinë dhe që kanë për qëllim të bëjnë bashkë gjithë diasporën në aktivitete kulturore dhe artistike me qka e mbajnë gjallë kulturën tonë edhe jashtë vendit. “ Ministria e diasporës pos përkrahje së diasporës në aktivitete kulturore , përkrahë edhe qdo iniciativë që vije nga diaspora në investime dhe zhvillim ekonomik, pasi me këtë pos që ndihomohet diaspora ndihmohet edhe zhvillimi ekonomik I Kosovës”, ka thënë zv. Ministry Nura, dike potencuar se gjatë qëndrimit në Zvicër ka pas shumë takime që ndihmojnë invreestimet nga diaspora në Kosovë. E Riudrvan Murati, drejtor I Qendrës Kulturore në Cyrih, ka theksuar se kjo qendër grumbullon shumë artistë shqiptarë nga gjithë Zvicra gjermane, dhe në saje të entuziasmit e punës së madhe të këtyre artistëve, zhvillihen aktivite të ndryshme kulturore siq janë Ditët e Kulturës së Diasporës. “ Prej këtij viti krahas Zvicrës gjemane, aktivitetet tona I kemi shtrirë edhe në atë francexe siq është ky aktivitet në Gjenvë ku jemi mirëpritur shumë mirë nga mërgimtarët këtu, kurse në të ardhmen do të shtrihemi edhe në Zvicrës italiane”, është shprehur Murati, duke shprehur gatishmërinë e kësaj qendre të bashkpunoi edhe me qendrat si motra në vendet tjera ku janë krijuar si dhe me soqata tjera që grumbullojnë mërgimtarë shqiptarë. Qendra Kulturre në Diasporë në Gjenevë ka prezentuar një ekspozitë me pikturë të vajit të shkrirë në pëlhurë, pastaj ka prezentuar komedinë “stacioni 17 b” si dhe programin muzikor të përgatitur nga grupi Lyra dhe të rinjtë.