Futboll

Kundërshtari i Gjilanit kishte luajtur me Real Madridin

FC Progrès Niederkorn nga Luksemburg do të jetë kundërshtar i SC Gjilani në Europa Conference League, në ndeshjet që do të zhvillohen këtë verë.

Klubi nga Luksemburgu nuk është emër i panjohur në futbollin evropian, andaj gjilanasit i pret një detyrë e vështirë për të kaluar këtë raund, shkruan kryelajmi.com.

Ky klub është formuar në vitin 1919 me emrin FC Progrès Niederkorn, kurse në vitin 1940 është riemëruar me emrin FK Niederkorn. Më pas emri i vjetër i është kthyer në vitin 1944. Për herë të parë në ligat evropiane ka luajtur në vitin 1977 kundër ekipit danez Vejle BK dhe ka pësuar difatë të rëndë (0-1 ; 0-9).

Në vitin 1978, në cilësinë e kampionit është takuar me Real Madridin, që ishte kampion i Spanjës dhe pasi ka humbur 0:5 në Madrid në fushë të vet ka humbur 0:7.

Më 1979 në KUpën e UEFA-së ishte takuar me Grasshopper Club Zurich dhë në shtëpi pësoi 0:2 e në Cyrih 0-4.

Sërish më 1981 luajti në Kupën e Kampionëve dhe u takua me ekipin nga Irlanda e Veriut Glentoran Football Club dhë në Luksemburg luajti baras 1-1 por humbi në Irlandën e Veriut 4-0.

Në vitin vijues në rundin e parë të Kupës së UEFA-së në shtëpi humbi nga Servette de Genève e humbi edhe në Zhenevë 0-3.

Por, në korrik të vitit 2017 eliminuan Glasgoë Rangers FC në turin e parë preliminar të Ligës së Evropës me rezultat 2-1 (0-1, 2-0), por humbi nga AEL Limassol (CYP) 0-1 dhe 1-2.

Rezultatin më të mirë e pati më 2 gusht 2018 kur u kualifikua në raundin e tretë të Ligës së Evropës pasi në raundin e parë kishte mundur ekipin nga Azarbajxhani FK Qabala (2-0, 0-1), pastaj Honvedin nga Budabesti  dhe u ndal në raundin e e tretë nga klubi rus Oufa  1-2, 2-2. Ky klub ka luajtur edhe herë të tjera në Evropë, por pa ndonjë sukses të theksuar.

FC Progrès Niederkorn është shpallur Kampion i Luksemburgut më 1953, 1978, 1981. Nënkampion i Luksemburgut më 1932, 1937, 1977, 1979, 1982, 2018, 2023. Fitues i Kupës së Luksemburgut 1933, 1945, 1977, 1978 e finalist më 1946, 1956, 1980.

Ky ekip përbëhet me lojtarë nga Luksemburgu, Franca, Belgjika, Kameruni, Gjermania. Guinea dhe Bosnja e Hercegovina.

Ndeshjet e raundit të parë kualifikues me dy ndeshje në Ligën e Konferencës do të zhvillohen më 13 dhe 20 korrik. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like