Në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës, është hedhur shorti për Kupën e Kosovës.
Skuadrat elitare kanë shmangur përballjet mes vete, derisa në letër të gjitha 10 ekipet e Superligës janë favorite për të kaluar tutje.
Fituesi në fuqi i Kupës së Kosovës, Prishtina do të përballet me Top Futboll. Ballkani do të pres Rilindjen, skuadër që e kishte eliminuar befasisht.
Kampioni në fuqi i Kosovës, Drita do të ketë punë në udhëtim te Besa e Pejës, derisa Gjilani takohet me Istogun.
Llapi para adhuruesve të vet pret Vjosën, ndërsa Ferizaj luan derbin lokal me Tefik Çangën.
Drenica do të ndeshet me Prizrenin, Prishtina e Re me Lepencin derisa Dukagjini pret Ramiz Sadikun.
Përballje e vështirë e pret Malishevën që luan në udhëtim te Trepça.
Çiftet komplete:
Dukagjini – Ramiz Sadiku
2 Korriku – Dinamo
Ballkani – Rilindja 1987
Flamurtari – Vushtrria
Drenica – Prizreni
KEK-u – Vëllaznimi
Prishtina e Re – Lepenci
Kika – Trepça ‘89
Liria – Suhareka
Istogu 03 – Feronikeli ‘74
Top Football – Prishtina
Gjilani – Istogu
Besa – Drita
Llapi – Vjosa
Trepça – Malisheva
Ferizaj – Tefik Çanga





