Këtë të hënë është tërhequr shorti për 1/16 e Kupës së Kosovës në futboll, kurse në mesditën e të mërkurës do të dalin për t’i matur forcat në fushë.
Trajnerët e ekipeve rivale jo që nuk kanë kohë t’a analizojnë kundërshtarin, por as që kanë kohë që të ftojnë lojtarët për t’u bërë me dije se ku duhet kanë kujdes, çfarë janë kushtet në stadiumet ku do të luajnë dhe cilat do të jenë taktikat e ndeshjes.
Gjëra të tilla ndodhin vetëm në futbollin kosovar. Në garat ndërkombëtare, tërheqja e shortit bëhet aq herët, sa që kundërshtarët mund të analizohen në detaje, andaj në ndeshje të tilla nuk mungojnë as befasitë, por krejt ndryshe është në Kosovë, ku është dashur të pritet kohë e gjatë që të tërhiqet shorti dhe menjëherë pas më pak se 48 orë të caktohet ndeshja. Mbase do të ishte në rregull nëse do të takoheshin dy ekipe të Superligës, apo të Ligës së Parë që garojnë në të njëjtin grup, por situata ndërron kur takohen dy ekipe të rangjeve të ndryshme, që fare pak e njohin njëri-tjetrin, nuk i dinë kushtet e fushës se a luhet me bar artificial, natyral apo edhe në baltë e mos të flitet për eksperimentet tekniko – taktike të ndeshjes.
Federata e Futbollit të Kosovës duhet t’a ketë parasysh që t’u lë ekipeve më shumë hapësirë për t’u përgatitur për kundërshtarin. kryelajmi.com