Futboll

Kosova nga Cyrihu, mysafire e Dardanës dhe Bashkimit të Koretinit

Të enjten në Koretin të Kamenicës do të zhvillohet kryendeshja e stinorit ndërmjet KF Bashkimi nga Koretini dhe KF Dardana, e cila do të mund të përcaktojë se cila nga këto dy skuadra do të garojë në rang më të lartë të garave.

Një ekip, i përbërë kryesisht me shqiptarë, FC Kosova nga Cyrihu do të jetë mysafire në këtë ndeshje. Ata do t’i zhvillojnë dy takime miqësore me 1 Korrik me Dardanën ndërsa me 2 Korrik do të jetë mysafire e Bashkimit (K).

Siç ka bërë të ditur trajneri i FC Kosova, Adnan Ismajli, këto takime miqësore do të jenë për të nderuar vendlindjen dhe futbollin e Kosovës.
“Skuadra e jonë me dëshirën ma të madhe do ti zhvillon këto dy ndeshje miqësore, shpresoj dhe jam i bindur se takimet do të jenë vëllazërore dhe me shumë kënaqësi po e nderojmë futbollin e Kosovës”.
Sekreatri  i KF Dardana, Agim Kastrati, i cili njëherit është edhe nënkryetar i L.R.F.GJ, me kënaqësi te veçant ka pranuar ftesën e FC Kosova.
“Është nder dhe respekt të zhvillosh një ndeshje ndërkombëtare, skuadra e jonë me shumë kënaqësi ka pranuar ftesën dhe premtoj se qyteti i Dardanës me 1 korrik do të ketë festë futbollistike, ne po dëshmojmë se qyteti i Dardanës dalëngadalë po rikthehet në qytet të futbollit”.

Po ashtu edhe tek skuadra e Bashkimit, këtë përballje miqësore e kanë pritur me shumë kënaqësi.
“Të gjithë në klub këtë lajm e kemi pritur me gëzim, e njoh këtë klub prej kohësh dhe ne si klub do të bëjmë çmos që FC Kosova të ndihet si në shtëpinë e saj, ndërsa fshati Koretin së bashku me futbollistët e klubit do t’ju bëjmë pritje madhështore”, ka theksuar nënkryetari i KF Bashkimit, Muhamet Dërvishi.

 

You Might Also Like