Futboll

Kur angazhimi nuk mungon edhe rezultatet arrihen

Vllaznia e Pozharanit, një xhiro para fundit të kampionatit siguroi mbijetesën në Ligën e Dytë me fitoren e sotme ndaj Dardanisë së Qyshkut nga Peja me rezultat 1:0 dhe edhe matematikisht ka siguruar ekzistencën në këtë ligë.

Para fillimit te kampionatit shumëkush i patën dhënë kësaj skuadre me traditë 53 vjeçare pak shanse se do t’ia arrijnë këtë. Por, puna ekipore në skuadër si dhe kryesia e re e formuar pas dorëheqjes së kryesisë së vjetër ,e cila udhëhiqet nga Halit Alidema, i ndihmuar edhe nga Nënkryetari Besim Halimi dhe drejtori Sportiv Muhamet Alidema dhe e tërë udhëheqja tjetër e kryesisë edhe përkundër sfidave që kishin gjatë tërë kampionatit arritën të organizohen mirë edhe pse te thuash klubi para fillimit të kampionatit në këtë ligeë ishte me shumë pak lojtarë dhe atë të gjithë të rinj.

Kjo bëri që në vjeshtë të tubohen vetëm 6 pikë dhe shumëkush e pa Vllazninë si skuadër potencialisht në Ligën e trete!

Por në pranverë siç thotë Halit Alidema, arritëm që të organizohemi duke u përforcuar me lojtar të rinj dhe në pranverë gjithçka ishte ndryshe.

Filluan edhe fitoret e reja jo vetëm si vendas por edhe si mysafir. Skuadra si mysafir arriti fitore në Kaçanik, pastaj në Pejë, në Podujevë etj. dhe në fund një xhiro para fundit te ketij kampionati duke e mundur skuadrën nga Qyshku i Pejës me 28 pikë të tubuara edhe matematikisht siguroi mbijetesën, duke motivuar tashme Kryesinë për të vazhduar kampionatin e ri me pretendime për të arritë aty ku Vllaznia e ka vendin, në Ligën e Parë të Kosovës ku padrejtësisht ishte larguar. Është karakteristike ,të thuhet për kryetarin Alidema, se kjo është hera e tretë që vjen në krye të KF Vllaznise e para , para luftës në Kosovë, kur ishte në kryesi të këtij klubi pas riaktivizimit në vitin 1995, pastaj edhe pas luftës në vitin 2014 dhe tani ne vitin e kaluar, ku për herë të tretë i del në ndihmë kësaj skuadre. Ne i uruam sukses në të ardhmen në punën e tij dhe angazhimin e tij në këtë klub, /A.Zuka

You Might Also Like