Futboll

Kur loja humbet pa asnjë rast të kundërshtarit

Kundërshtari mund të fitoj lojën kur është më i mirë, por të fitoj lojën pa e pasur asnjë rast kjo mund t’i ndodh vetëm KF Gjilanit. Për 90 minuta lojë, lojtarët e Besës nuk e patën asnjë gjuajtje në drejtim të kornizës së portës, por në fund e lëshuan lojën si ngadhënjimtarë, falë një gabimi të mbrojtjes vendase, e cila ia dhuroi këtë rast mysafirëve me ndërhyrhje të ngathtë dhe ky moment doli të jetë vendimtar.

Gjilani ka pasur një lojë paksa më të mirë në pjesën parë, me disa gjysmëraste dhe me mbizotërim të fushës, kurse mysafirët dukej se nuk ishin të interesuar të sulmonin. Më ndryshe ishte në pjesën e dytë kur mysafirët e hapën lojën e vendasit mundoheshin më sulme stihike që të bëjnë diq më tepër. Hiq një gjysmërast të Jasharit kur gjuajti me kokë, vendasit nuk bënë më shumë, derisa në minutën 83, një dalje e gabuar e mbrojtjes vendase i dha mundësi  Xhevdet Shabanit që të përvidhet dhe me një gjuajtje mbi  trupin e Kaqiut e dërgoi topin në rrjetë.

You Might Also Like