Libri

Kur poeti vritet nga dora e UDB-së serbe

Në 45-vjetorin e vdekjes së Alush Canajttefik Shkruan: Tefik Selimi

Ja, dita e sotit ishte e rëndë për familjen Canaj. Ishte e rëndë se është me dhimbje. Pra, ditë me dhimbje. Pse jo? Tash e 45 vjet më parë, UDB-a serbe vrau poetin më të mirë për fëmijë, Alush Canaj. Një poet i mrekullueshëm i artit letrar. Poet që nuk do ta lind asnjëherë natyra e kësaj toke. Djalosh që të përkujton Bajronin e madh anglez. Shumë aktiv. Shumë afrues me njërëz. Dashamir i madh i artit poetik, poezisë.

Ai është zëri më kryengritës i një kohe. Shkruante dhe ato vargje të tij ishin plot vrer e urrejtje kundër okupuesit shekullor serb. Kurrë nuk u pajtua me atë regjim barbar e kriminel. Dhe, kjo ditë, dita e 15 shkurtit (2017) është shumë me dhimbje. Na dhimbset poeti i ri gjilanas, Alush Canaj, i cili ra viktimë e kriminelëve serbë, të cilët ia vrasin këngët, jetën dhe shpirtin e këngëtarit prlemtues…

Andaj, “Në ditën e sotme, para 45 vitesh, më 15 shkurt të vitit 1972, ndodhi krimi makabër në Gjilan.UDB-ja me lakejtë e vet vrau poetin e atdhetarin Alush Canaj. Deshën t`ia vrasin edhe këngën, por nuk mundën, ajo, edhe pas kaq vitesh, me lirizmin dashuror shetitë nga skaji në skaj të shqiptarisë dhe e bënë të pavdekshëm, shkruan vëllai i tij. A. Canaj në rrjetin social.

Edhe Sabit Rrustemi, krijues gjilanas, në rrjetin e social ka shtuar: “Ishte njëri nga premtuesit më të mëdhenj të letërsisë sonë për fëmijë… Por, si shumë krijues që shndërrisin përnjëhershëm dhe, të magjepsin, ashtu edhe “ikjen” e kanë të furishme, sa të stepin. Koha, as e shlyen, as e plotëson mungesën e tyre. Mësa, mungesën e Alushit (Canës). Jotëm kaq.

Rrëfehemi dhe mdiojmë.

Na ishte njëherë një poet gjilanas. Ai shkruante vjersha. Lexonte bukur. Ishte i tëri poet. I tëri krijues i artit letrar. Ishte ky Alush Canaj. Një djalosh i jo i hajthëm, por mesatar dhe shumë tërheqës. Ato flokë kaqurrel të lënin përshtyjen si të jetë Bajroni anglez. Jo, ky ishte një poet shqiptar nga Desivojca. I ardhur kaherë në Gjilan. Këtu filloi shkollimin fillor, ndërsa shkollimin e mesëm, gjimnazin në “Zenel Hajdini” të këtij qyteti. O, zot, një djalosh që natyra nuk do të lind më të tillë njerëz.

Para se të regjistrohet në gjimnazin e Gjilanit, AlushCanaj regjistrohet në Shkencat Politike në Beograd. Atje shkoi sa për të marrë frymëmarrjen e atij ambienti urrejtës për shqiptarët. Nuk qëndroi shumë kohë dhe kthehet e regjistrohet në Fakultetin Filologjik në Prishtinë. Ishte krijues rebelues. Alush Canajt e vret UDB-a serbe në vitin 1972 ende pa i mbushur 20 pranvera, ku kishte 19 vjet e 6 muaj e 4 ditë. Alush Canajn pak e kemi njohur. Edhe ato pak kohë, që e kemi njohur, ishin më tepër nëpër orët letrare në Gjimnazin e Gjilanit.

Rafet Bajramik, arsimtari i tij i gjuhës shqipe, në një rast pati shtuar se, Alush Canaj ishte një figurë e rrallë e artit letrar. Ai shpejt u zbuluar me talentin e tij. “Një ditë, kur bëra hartim, aty shoh një pjekuri dhe një “zanat” të rrallë të artit të shkruarit. Nuk besoja se ka shkollar të kësaj moshe të shkruajë aq bukur. Kur ua solla shkollarëve hartimet, e ftova Alushi, poetin e ri të prezentohet dhe të rilexojë ato fjali të tij që i kishte qëndisur në harimin shkollor. Aty e shihja

një poet shumë simpatik dhe tejet i zgjuar. Ishte vërtet një pendë e lindur nga natyra poet. Dilte tamamë kokëulur dhe pa fije krekosje para ardashësve dhe lexonte vjershat e tij. Cilat ishin ato fjali të bukura të tij? Po. Dihet. Ato ishin fjali plot figura fjalësh, por ishin edhe plot mendime fjalish. Recitonte bukur. Fjala e tij mbahej në mendje shumë gjatë. Aty, në orë letrare lexonte Shefik Shkodra, Mehmetali Rexhepi, por ka lexuar Haxhi Vokshi e Beqir Musliu.

Autori i këtyre radhëve ishte atë kohë shkollar në arsimin e mesëm. Sa herë ktheja në shtëpi, nuk më zinte gjumi duke përkujtuar këtë njeri të rrallë të letrare tona. Më silleshin në mendje vargjet e tij shumë domethënëse dhe me vlara poetike. Vjershat e tij zgjonin heronj. Recitonte argje për trimin e madh Skënderbeun, për të cilin heroi pati shumë admirim. Shpesh herë në fjalorin e tij poetik zihej dashuria për Shqipërinë, të cilin atdhe e quante: Dheu-Arbëror, Arbëria etj.

Ishin vite 1968. Vite të rënda, por edhe vite të nisjes së vendimeve të mëdha. Alushi, kur u gjend në Beograd, ai vjellte vrerë për atmosferën e asaj kohe. Në një letër dërguar shokëve thotë se, ky qyteti i “bardhë”, siç e quajnë, ai ishte një qytet i zi për shqiptarët. Aty sheh shqiptarë hamaj, por edhe të tjerë, të cilët nuk kishin drejtë të ishin si të tjerët. Ai i shihte kosovarët ku endeshin tërë ditën duke punuar nëpër rrugët e qytetit të “bardhë”, e në të vërtetë, këta shqiptarë të atdheut të poetit në fjalë. Andaj, për poetin në fjalë, kjo ishte atmosfera mbytëse dhe urrejtëse ndaj këtij qyteti të “bardhë”. Pas kësaj kohe, ai kthehet dhe regjistrohet në Prishtinë.

Ishte viti i parë i studimeve albanologjike. Atë kohë, në Kosovë e Maqedoni dilnin disa revista për fëmijë. Ishin “Pionieri”, gazeta “Rilindja për fëmijë”, “Fatosi”, “Gëzimi”. “Zëri i rinisë” e të tjera, në të cilat, Alushi shpesh botonte vjersha. Sidomos në revistën “Gëzimi” dhe “Pionieri”, ai dukej më i shpesh, ku vjershat e tij ishin margaritarët e rrallë të jetës letrare. Ajo që dallohej e veçohej tek ai, ishte talenti i parakoshëm.

Ky talent i tij dukej një prirje e jashtëzakonshme, ku konceptohej me veprat e disa autorëve të shquar të letërsisë shqipe. Pse jo? Thonë bashkëbiseduesit dhe moshatarët e tij se, Alushi shkruante bukur, sa ato xixa letrare ishin të barasvlevshme me artin e Migjenit. Sidomos, kur ai e përjetoi “gjendjen” e rëndë të jetës në Beograd apo si e quante këtë qytet të “zi”, dilnin ato cicërrima urrejtëse dhe plot neveri ndaj politikës shoviniste serbe, e cila, edhe atë kohë i shtypte shqiptarët pa masë kudo që jetonin.

I riu, Alush Canaj e ndjeu thellë në vete këtë padrejtësi dhe, kur ishte në bangat e shkollës së mesme, shkroi dy letra, në të cilat shihej përmbajtja e tij prej nacionalisti të përbetuar. Letrat u ranë në dorë shokëve të tij dhe ato u lexuan mësheftas. Por, njëra prej letave u bie në dorë organeve të sigurimit ose UDB-së, ku e zbulojnë poetin atdhetar duke shfaqur atë grusht të fortë kundër tyre. Kjo të përkujton poezinë migjeniane, kur dëshiron drejtësi për njerëzimin dhe nuk ka drejtësi e as mëshirë nga masës së asaj kohe.

Sa e sa herë UDB-a e marrin në biseda informative, ate e torturojnë në mënyra të rënda e poshtruese. Poeti, Alush Canaj, këtë shtypje të rëndë e përjeton thellë në vete. Kjo ishte një vrasje e dhimbshme e poetit gjilanas, i cili sa filloi të lulëzojë në mëngjezet e hershme të Kosovës së robëruar. Andaj, në ditën e sotme, para 45 vitesh, më 15 shkurt të vitit 1972, ngjau krimi makabër në Gjilan.UDB-ja serbe me lakejtë e vet e vrau poetin e atdhetarin Alush Canaj. Ata “deshën t`ia vrasin edhe këngën, por nuk mundën, ajo, edhe pas kaq vitesh, me lirizmin dashuror shetitë nga skaji në skaj të shqiptarisë dhe e bënë të pavdekshëm, shkruan vëllai i tij. A. Canaj në rrjetin social./Tefik Selimi

Legjenad: Alush Canaj, poet i ndjere

You Might Also Like