Viti

Kuvendi komunal i Vitisë diskutoi për pasqyrat financiare janar-mars 2022

Kryesuar nga Bakim Azizi, kryesues ,sot Kuvendi Komunal i Vitisë, ka mbajtur mbledhjen e katërt të rregullt, ku për këtë mbledhje ishin paraparë një varg pikash të rendit të ditës, mes cilave është diskutuar edhe për pasqyrat financiare të buxhetit komunal për periudhën janar-mars 2022.

Fillimisht, këshilltarët e Kuvendit, kanë parashtruar pyetje për disa çështje me rëndësi që kërkojnë zgjidhje. E lidhur me pasqyrat financiare, drejtori për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Besnik Imeri, ka prezantuar dokumentin e e hartuar nga kjo drejtori : pasqyrat financiare të buxhetit komunal për periudhën janar-mars 2022.

Bazuar në  të dhënat e   paraqitura nga drejtori Imeri, shkalla e inkasimit të hyrave vetanake nga planifikimi vjetor është 16.95% ose mbi 167 mijë euro. “Buxheti i alokuar për periudhën janar-mars të vitit 2022 nga fondet burimore: Granti qeveritar, të hyrat vetanake dhe donacionet është 2.820.858, ndërsa shpenzimet janë 2.565.272. Shkalla e ekzekutimit të buxhetit për periudhën janar-mars 2022, është 90.96% në krahasim me alokimet për të gjitha programet dhe kategorit ekonomike” tha drejtori Imeri.

Për këtë periudhë të shpenzimeve, këshilltarët kërkuan sqarime lidhur me disa shpenzime por edhe me inkasimin e mjeteve për këtë periudhë raportuese.

Në sencen  e sotme të Kuvendit, gjithashtu janë shqyrtuar dhe votuar me shumicë votash këto pika të rendit të punës:

Propozim vendimi për bartjen e mjeteve nga të hyrat vetanake të vitit 2021 në vitin 2022, propozim vendimi për shpalljen interes të përgjithshëm për hapjen e rrugës së re në Zonën Kadastrale në Sllatinë, propozim vendimi për formimin e komisionit për shqyrtimin e ankesave të ankandit publik për dhënien e pronës së komunës në shfrytëzim afatshkurtër dhe afatgjatë, propozim vendimi paraprak për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale përmes ankandit publik, propozim vendimi për formimin e komisionit vlerësues dhe zbatimin e procedurave për dhënien e pronës së paluajtshme të komunës në shfrytëzim, si dhe propozim vendimi për caktimin e lokacionit për ndërtimin e objektit të Ambulancës  në fshatin Goshicë në Viti.

Gjithashtu, nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, u dha një informatë për manifestimi tradicional kulturo-sportiv “Flakadani i Karadakut 2022”.Aziz Zuka

You Might Also Like