Grupi punues i përbërë nga Komuna e Vitisë dhe përfaqësues të Programit Rajonal për Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor (ReLOad), që financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP), kanë mbajtur takimin e parë.
Gjatë këtij takimi ka marrë pjesë edhe kreu i komunës së Vitisë, Sokol Haliti. Në takim është diskutuar mbi planifikimin e aktiviteteve të përbashkëta që do të zhvillohen deri ka fundi i këtij viti. Përndryshe sipas Memorandumit të Mirëkuptimit që është nënshkruar më parë nga dy palët ndër tjerash do të ofrohen mbështetje teknike për të zbatuar metodologjinë transparente dhe të bazuar në projekte për ndarjen e fondeve publike për organizatat e shoqërisë civile. Gjithashtu pritet që në kuadër të këtij bashkëpunimi të ndahen edhe fonde për organizatat e shoqërisë civile nga Komuna e Vitisë.Aziz Zuka