Viti

Kuvendi Komunal i Vitisë ka mbajtur mbledhjen e dytë të rregullt

Naim Pira, kryesues i Kuvendit Komunal në seancën e dytë të rregullt që u mbajt sot, fillimisht beri me dije se aktet e fundit të  cilat janë nxjerre nga ky organ janë shpallur të ligjshme nga departamenti ligjor i MAPL-se.

Ai për këtë falënderoj te gjithë këshilltarët e këtij kuvendi. Kryesuesi, Pira tha se po ashtu Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka dhënë pëlqimin për zonën ekonomike me statusin Park Industrial ne fshatin Budrige. Kurse me theks te veçantë është diskutuar mbi pasqyrat financiare për periudhën Janar- dhjetor 2016, ku nder tjerash Ibrahim Rama, drejtor për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim beri me dije se për vitin fiskal 2016 janë shpenzuar 9.997.116,65€. Drejtori Rama, paraqiti edhe propozim vendimin për rritjen e buxhetit komunal nga te hyrat vetanake për vitin 2016 pasi qe komuna ka tejkaluar planifikimin e parapare prej 15,059.22€ te cilat do te ndahen ne sektor te ndryshëm kurse pjesa me e madhe e kësaj shume prej 8.059.22€ do te shkoj në sektorin e Arsimit. Gjate kësaj seance me shumice votash janë miratuar edhe katër propozim vendime si: plani i integritetit 2017-2020, raporti i punës se Komitetit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale për vitin 2016 si dhe plani i këtij komiteti për këtë vit. Gjithashtu me shumicë votash është votuar edhe plani i punës ës Komitetit konsultativ për Personat me aftësi të Kufizuara për vitin 2017. Në fund të kësaj seance është dhënë edhe një informatë mbi fillimin e gjysmë vjetorit të dytë shkollorë 2016/2017. Ndonëse në rend të ditës ishte paraparë të shqyrtohet edhe propozim vendimi për rregullimin e komunikacionit në qytetin e Vitisë dhe territorin e saj kjo është shtyrë për një seancë tjetër pasi që në diskutimin publik që është mbajtur për këtë propozim janë dhënë shumë rekomandime të cilat janë në fazën e shqyrtimit që të inkoperohen në këtë dokument.Aziz Zuka

You Might Also Like