KV Drita me pikëllim mori lajmin për ndarjen nga Ne, të kontribuesit të pashoq në volejbollin gjilanas dhe atë kosovar, Agim Ilazi.
I ndjeri ishte pjesë e familjes Drita dhe pa dyshim se prapa çdo suksesi të Dritës, ishte Agim Ilazi.
I dhimbshëm lajmi për ikjen tënde, por veprat shembullore që i le, për vajzat, shtabin teknik dhe gjithkë që të njohu, do të mbeten vulë e përjetshme.
Çdo volejbolldashës që ka shkelur në palestrën “Bashkim Selishta-Petriti”, do të kujtojë për dashurinë dhe dëshirën e madhe për punë.
Ishe shembull për gjithë Ne, e ashtu do të kujtojmë axhi Agim ?
Shpirti yt i bardhë pushoftë në parajsë ??