ARSIMI

Nëse e lejon Instituti, rihapja e shkollave duhet të bëhet

Afërdita Balaj

Drejtoria e Arsimit në Gjilan nga e Hëna ka njoftuar se ka filluar regjistrimi i nxënësve në klasën e parë.Por a do të ndodh që ata fëmijë të ulen në banka shkollore me 1 Shtator ?Nuk dihet saktë.
MASH gjithashtu ka njoftuar se është në fazën përfundimtare të përgaditjeve për fillimin e vitit të ri shkollorë.Ministria ka hartuar një udhëzues për organizimin e mësimit me skenarë,edhe pse nuk dihet se këto tre skenarë si do të funksionojnë,cili do të ketë pasojat e veta.
Mendoj shkëputja nga orët e mësimit ka pasur mjaft ndikim serioz në aftësimin e nxënësve për të nxënë.
Ne ende nuk e kemi vlerësuar efektin e mbylljes së shkollave ,pasi 20% e nxënësve nuk janë kyçur asnjëher në mësimin online .Kjo do të thot se sa ka ndikuar në rezultat.
Këtu nuk mundem pa i rikujtu edhe vështirësitë e mësimdhënësve që kanë pasur për mbajtjen e mësimit online.Disa është dashur që ti angazhojnë familjarët,shkak i njohurive të pakta teknologjike.
Mendoj se rihapja e shkollave duhet të bëhet nëse lejon Instituti i Shëndetit Publik në koordinim të Organizatës Botrore të Shëndetsis.
Skenarët që i ka planifikuar Ministria e Arsimit ,besoj është menduar edhe për trajnimin e mësimdhënësve ,stafit në shkolla,ndryshimi i sjelljeve ,distanca dhe higjena.Ndryshimi i orarit ,zvoglimi i numrit të nxënësve nëpër klasa,shkurtimi i orëve etj.
Por edhe nëse nuk ndodh rihapja e shkollave ,planifikimi i shërbimeve ndihmëse të filloj .Pajisja me mjete teknologjike për secilin nxënës të bëhet sa më shpejt,mos të mbetet asnjë nxënës pa u përfshi në mësimin online.
Ne jemi të vetëdijëshëm se mbas shëndetit të popullit rëndësi të veqant ka arsimimi ,prandaj të gjith duhet të punojm që ky vit shkollor të filloj .

You Might Also Like