Klubi i Volejbollit Drita nga Gjilani, me fitore e ka nisur stinorin pranveror, duke mundur Feroniklin nga Drenasi me rezultat të pastër 3:0.
Mysafiret në setin e parë mundën të marrin vetëm 13 pikë, në të dytin 12 e në të tretin 10 pikë.
Te Drita u paraqitën edhe përforcimet që në klubin bardh e kaltër erdhën këtë dimër. Drita edhe sivjet mëton që të fitojë trofetë, kurse kryetrajneri Lorik Ilazi ka bërë të gjitha përgatitjet për arritjen e objektivave.