KV Drita e përfundon sezonin vjeshtor me fitore me rezultat të paster 0-3 në sete kundër KV Drenices.
KV Drita përfundon një gjysmë sezoni përfekt duke qenë një nga pretendentët kryesorë për titullin kampion. Tani do të jetë pushimi dimëror dhe deri në pjesën e dytë pranverore djemtë tanë do të vazhdojnë me përgatitjet duke mbushur bateritë për një edicion që premton të jetë tejet i zjarrtë.