Sportet me dorë

VAJZAT DHE DJEMTË E GJIMNAZIT NATYROR “XHAVIT AHMETI” KAMPIONË RAJONALË NË BASKETBOLL

Ekipi i vajzave dhe i djemve në basketboll i Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” janë shpallur kampionë rajonale në basketboll, ngase janë treguar më të mirë se bashkëmoshatarët e tyre nga komuna e Kamenicës dhe ajo e Vitisë. Vajzat dhe djemtë që udhëhiqen nga profesorët Reshat Syla, Selami Haziri dhe Blerim Shala kanë shënuar bindëse, duke dëshmuar edhe njëherë se janë të pa konkurrencë në rajonin e Gjilanit.

Të rikujtojmë se në dy vitet e kaluara, dy herë radhazi ekipi i vajzave është shpallur kampion i Kosovës në kuadër të Sportit Shkollor, ndërkohë që edhe ekipi i djemve ka patur paraqitje të shkëlqyeshme.

Edhe sivjet në garat republikane priten suksese të ekipeve nga Rajoni i Gjilanit.

You Might Also Like