Sonte KV Drita nisi rrugëtimin në fazën më të rëndësishme të sezonit play-offin dhe e bëri në mënyrën më të mirë të mundshme!
Me një paraqitje të fortë dhe dominim të plotë, arriti fitore të pastër 3-0 në sete ndaj Golden Eagle Theranda, duke dhënë një mesazh të qartë për ambiciet e saja.
Ekipi tregoi karakter, disiplinë dhe uri për fitore nga pika e parë deri në fund. Ky është vetëm hapi i parë pasi puna nuk ka mbaruar ende!
Në fundjavë i pret edhe ndeshja e kthimit, ku me një fitore tjetër siguron kualifikimin në gjysmëfinale.
Fokusi mbetet i njëjtë, përulësi, përkushtim dhe luftë deri në pikën e fundit. Kemi treguar se çfarë jemi të aftë të bëjmë, tani është koha ta konfirmojmë!
Vazhdojmë bashkë, më të fortë se kurrë!





