Klubi i Volejbollit Drita nga Gjilani ka shënuar fitore të pastër me rezultat 3:0 ndaj KV Ferizaj, kampion aktual i Kosovës në volejboll.
Ndeshja është zhvilluar në Palestrën e Sporteve “Bashkim Selishta – Petriti” në Gjilan, pa praninë e shikueseve, shkaku i pandemisë.
Kjo fitore është në radhën e fitoreve, të cilat i ka shënuar KV Drita, duke mos pësuar asnjë humbje.
Në dy setet e para, Drita ka arritur të ndalë kampionin në 18 pikë, derisa seti i tretë ishte dramë në vete, ngase fitorja e Dritës erdhi vetëm pas pikës së tridhjetë. Ekipi i Dritës ka funksionuar në të gjitha repartet, në shërbim, mbrojtje, pasime e në sulm dhe me këtë fitore KV Drita ka shpallë kandidaturën për vendin e parë, që qon në garat evropiane.
Në fund të ndeshjes semafori ka treguar: KV Drita – KV Kastrioti 3:0 (25:18), (25:18), (30:28).