Sportet me dorë

KV Drita përforcohet me dy lojtare

 

Dy anëtaret e Kombëtares, volejbollistet e Dhuratë Sylejmani, vishen bardh e kaltër.

Klubi i volejbollit Drita, ka filluar gjahun drejt përforcimit të rradhëve të veta me lojtare cilësore dhe presidenti Jakup Kupi Shabani ka bërë goditjet e rradhës.

Me rekomandimin e shefit të shtabit teknik Lorik Ilazi janë bërë nënshkrimet e kontratave dhe prezantimi i dy goditjeve të para që Drita I ka patur në planin e vet.

Dy volejbollistet Ramadani e Sylejmani, do të jenë ndihmesë për KV Drita jo vetëm në fillimin e edicionit të ri, por edhe në synimin tjetër që gjilanaset e kanë në kupat evropiane.

Volejbollistet ferizajase, në prani të drejtorit të klubit Florent Haziri dhe kryetrajnerit Lorik Ilazi kanë nënshkruar kontratat te noteri Arben Mustafa.

Valmira e Dhurata janë lojtare të dëshmuara si në volejboll, ashtu edhe në beach volley, ku nuk ju kanë munguar titujt vendor e madje edhe ata ballkanik.

Pas shumë sukseseve e paraqitjeve të mira që këto dy volejbolliste kanë patur në rradhët e klubit Kastrioti nga Ferizaj, tashmë ato kanë shprehur dëshirën të ndërrojnë ambient dhe të përforcojnë Dritën.

Valmira Ramadani njihet për aftësitë e saj si bllokuese dhe sulmuese e suksesshme, duke rritur konkurrencën në pozitën e qendrës.

Kurse Dhurata Sylejmani është një prej lojtareve të padiskutueshme në pozitën e korrektores dhe me gjatësinë e saj njihet për sulmin e fortë dhe bllokun fantastik, dy elemente që i duheshin Dritës.

Drita do të jetë klubi i vetëm kosovar që sivjet do të paraqitet në garat evropiane, ku siç dihet, gjilanaset në garën e CEV Cup do të ndeshen me kampionin e Çekisë Selmy Brno.

 

You Might Also Like