Sportet me dorë

Ylli botëror i volejbollit, Donald Suxho nga afër përcjellë ndeshjen e KV Drita

Ylli botëror i volejbollit, Donald Suxho nga afër përcjellë ndeshjen e KV Drita ndaj Lubotenit, e cila është zhvilluar në Palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj dhe të cilën bindshëm e ka fituar ekipi gjilanas me rezultat 3:0.

Në postimin e KV Drita është shkruar:

Ishte nder dhe kënaqësi për ne si klub që një yll i volejbollit botërorë si Donald Suxho të ishte prezent mbrëmjen e kaluar duke parë nga afër fitoren e djelmoshave tanë.

Vlen të përmendet se Donald Suxho preku majat e volejbollit botëror, duke marrë pjesë si kapiten i SHBA-ve në Kampionatin Botëror dhe Lojërat Olimpike.

KV Drita shprehë falënderim dhe jemi jashtëzakonisht të kënaqur me përkrahjen që legjenda me origjinë shqiptare i ka dhënë klubit tonë.

You Might Also Like