Nga 124 mijë euro sa ka qenë buxheti në vitin 2017, në vitin 2021 ky buxhet është 1,6 milionë euro. 13 herë më shumë. Mirëpo gjendja e papunësisë, mungesës së zhvillimit e prosperitetit nuk u mjaftoi disa deputetëve sot kur duhej të votohej buxheti. Nuk ka dallim që nuk mund të tejkalohet për zhvillimin e Komunës. Partia politike ka karakter edhe garues, mirëpo, për besën nuk mund të bëhen kalkulime për secilën çështje.
Nuk e kuptoj qëllimin e disa deputetëve që të kushtëzojnë e destabilizojnë asamblenë për çështjen numër një në çdo komunë. Mundësi e artë për të investuar në infrastrukturë, kanalizim e ndriçim. Për trajtimin e kërkesave të qytetarëve të cilët kërkojnë çdo ditë kushte më të mira jete. Demagogjia nuk mjafton. Veprimet janë e vetmja rrugë drejt përmirësimit të situatës ekonomike e perspektivës zhvillimore.