Kamenicë

Kraraçevasit porosisin që të mos harrohet brezi kufitar

Fshatarët e Brezit Kufitar nga Bashkësia Lokale Karaçevë e Poshtme Komuna e Kamenices i janë drejtuar presidentes Vjosa Osmani, kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe kryeministërit Albin Kurti, duke kërkuar që  mos ta harrojnë asnjë cep të vendit e edhe të zonës kufitare me Serbinë, përkatësisht Karaçevën, e cila assesi të jetë e qetë nga persona dhe përfaqësues të institucioneve fqinje serbe.

“Tash e 23 vjet,  nga 12 Qershori i vitit 1999, qytetarë të Kosovës janë duke u sfiduar në forma të ndryshme, kurse ata të Karaçevës jetojnë në ankth se çka mund të sjell e nesërmja. Sikur të radhisja sfida dhe kërkesa të banorëve sigurisht se do të më duhej kohë dhe hapësire për informim. Andaj përmes kësaj ftese ju bëj ftesë që të na vizitoni në këtë brez kufitar, i cili është i rëndësishëm për qytetarët dhe jo vetëm për ata por edhe gjithë vendin. Prania e juaj në brezin kufitar konsiderohet inkurajim për banorët rezident. Duke shpresuar në vullnetin dhe kohën tuaj të çmuar për të vizituar vendin tuaj Karaçeven ose të na jepni një hapësire kohe që të bashkëbisedojmë për fatin e vendit”, thuhet në kërkesën e nënshkruar nga Selver Lenjani, kryetar i BL Karaçevë e Poshtme.

You Might Also Like