
futbollisti i Gjilanit, ka kaluar një periudhë të vështirë pas dëmtimit të rëndë gjatë ndeshjes kundër Malishevës, por lajmet për gjendjen e tij janë shumë pozitive.
Pas ekzaminimeve të fundit, mjekët konfirmuan se gjakderdhja nuk ka rritur intensitetin dhe është mbajtur nën kontroll. Aktualisht, gjendja e Bilallit është stabilizuar dhe ai është në një fazë rikuperimi, mëson Telegrafi.
Ky lajm vjen si një ngushëllim i madh për familjen e tij, ekipin dhe tifozët e Gjilanit, pasi pas incidentit kishte shumë shqetësime.
Bilalli pësoi një lëndim të rëndë në minutat e fundit të ndeshjes kundër Malishevës, pas një përplasjeje me portierin e Malishevës, Ilir Avdyli.
Fillimisht, ai u trajtua në Spitalin e Gjilanit dhe më pas u transferua në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për kujdes të avancuar.
Nga ana tjetër, klubet e tjera të Superligës dhe tifozët e futbollit në Kosovë kanë shprehur mbështetje të madhe për Bilallin. Urimet për shërim të shpejtë kanë ardhur nga të gjitha anët, duke treguar se ai është një lojtar me shumë vlera dhe se rikuperimi i tij është një prioritet për të gjithë. Bilalli ka qenë një lojtari kyç për Gjilanin për këtë sezon.
Klubi i Gjilanit janë të angazhuar për ta ndihmuar në këtë periudhë të vështirë dhe për ta mbështetur atë gjatë gjithë procesit të rikuperimit.