Futboll

Laureatët e FFK-së, Drita merr shumicën e çmimeve

Në ambientet e bukura të hotelit EMERALD si çdo vit tjetër, edhe këtë vit Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë përzgjedhjen e më të mirëve të futbollit kosovarë për vitin 2020.

Në këtë mbrëmje Drita FC pati fjalën kryesore ku rrëmbeu disa prej çmimeve kryesore si: klubi i vitit” FC DRITA” dhe “trajneri i vitit” ARDIAN NUHIU.

FC Drita, kampion aktual dhe kampion vjeshtor, në 11-shen e vitit, pati katër lojtarë:

Portieri më i mirë: FATON MALOKU

Mbrojtësi më i mirë: ARDIAN CUCULI

Mesfushori më i mirë: HAMDI NAMANI

Sulmuesi krahut më i mirë: XHEVDET SHABANI

FC Drita u uron shumë suksese të gjithë lojtarëve dhe stafit pa dallim në rrugëtimin e përbashkët.

You Might Also Like