Futboll

Lajm i mirë për Gjilanin ose Prishtinën nëse e fitojnë Kupën e Kosovës

Edhe një lajm i mirë ka ardhur për futbollin kosovar nga shtëpia më e madhe e futbollit evropian UEFA.

Fituesi i Kupës së Kosovës, nga sezoni i ardhshëm nuk do të garoj në rrethin e parë kualifikues të Conference League, por do të shkoj direkt në raundin e dytë.

E fituesi do të diskutohet mes Prishtinës dhe Gjilanit që janë dy skuadrat finaliste.

Fituesi i Albi Mall Superligës – rrethi i parë kualifikues në Champions League

Fituesi i Kupës – rrethi i dytë kualifikues në Conference League

Vendi i 2-të i Superligës – rrethi i parë kualifikues në Conference League

Vendi i 3-të i Superligës – rrethi i parë kualifikues në Conference League

You Might Also Like