Zyrtare: Kryesia e LDK-së në Gjilan e votoi Arbër Ismajlin kandidat për kryetar komune.
Kryesia e Degës së LDK-së në Gjilan ka votuar unanimisht Arbër Ismajlin si kandidat për kryetar të Komunës në zgjedhjet e ardhshme lokale. Pa asnjë votë kundër, vendimi e bën të qartë mbështetjen e fuqishme që Arbër Ismajli gëzon brenda strukturave të partisë.
Më pas dega e LDK-së ka mbajtur një konferencë me gazetarë.