Gjilan

Lagjja “Ramiz Cërnica” pret ndryshimin e madh

Kandidati për kryetar të komunës nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! së bashku me dy deputetët e Parlamentit të Kosovës, Albin Kurti e Dardan Sejdiu, kanë qenë të pranishëm në hapjen e zyrës së Pikës së LV-së në lagjën “Ramiz Cërnica”

Deputeti Albin Kurti ngriti lartë kandidatin për kryetar z. Sami Kurteshin duke e cilësuar person me integritet të lartë moral e profesional, veprimtar të shquar të çështjes kombëtare dhe një avokat i pashoq në mbrojtjen e të drejtave të popullit. Më tutje ai shtoi se është krenari që Lëvizja VETËVENDOSJE! kandidon për kryetar të komunës së Gjilanit, një njeri me profil të lartë atdhetar e intelektual.

Kështu, Lëvizja VETËVENDOSJE! po shtrihet në çdo fshat, në çdo lagje, në çdo cep, duke forcuar strukturat e saj, duke shtuar radhët e saj, e sidomos tani kur Gjilanit po i kthehet shpresa, po i kthehet dinjiteti i nëpërkëmbur e po vjen një epokë e re në qeverisjen e Komunës së Gjilanit.

You Might Also Like