Bashkë me nënkryetaren e LDK-së, Hykmete Bajrami, deputetin Krenar Xhaferi dhe kryetarët e Degëve të Anamoravës, Sokol Haliti – Viti, Bajrush Ymeri – Novobërdë, Jeton Biqkaj – Kamenicë dhe Përparim Rexhepi – Kllokot, zhvilluam një takim mobilizues për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor.
LDK është e gatshme t’i prijë këtij procesi me vizion dhe unitet. Me takimet që kemi zhvilluar me kryesinë e Degës, nëndegët dhe me rolin e jashtëzakonshëm të Forumit të Gruas e Forumit të Rinisë, kemi hyrë të përgatitur dhe të vendosur për ta rikthyer LDK-në si forcën e parë politike në Anamoravë, në focus qytetari i Gjilanit dhe Anamoravës.
Kandidati ynë për kryetar të Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, e ka përkrahjen e plotë të strukturës dhe është njeriu i duhur për t’i dhënë qytetit drejtimin që meriton.