Futboll

Lë Dritën për Kamzën

Skuadra elitare e futbollit shqiptar, Kamza tashmë në radhët e veta do ta ketë edhe një tjetër futbollist kosovar.

Fjala është për Arbër Shalën, i cili ka arritur marrëveshje me klubin shqiptar, shkruan ekskluzivisht Gazetasheshi.com.

Shala në gjashtë muajt e fundit ishte pjesë e Dritës, teksa paraprakisht kishte luajtur për Laçin për dy edicione me radhë.

Anësori i rikthehet futbollit të Shqipërisë dhe te Kamza gjen edhe dy kosovarët tjerë, Ilir Avdylin dhe Argjend Malajn. /Gazeta Sheshi/

You Might Also Like