Futboll

Ja si e kujton Nehat Osmani ish-bashkëlojtarin e tij Ismet Bajrami

Më e madhe krenaria se dhimbja. Që të pata shok!
Që gjithëve shoqërinë na e bëre kuptimplotë.

Më i madh gëzimi që e jetuam një epokë të ndritur
se dëshpërimi për lajmin e hidhur.
Së cilës i dhe DRITË e bardhësi.

Më i fortë besimi bashkë me ty se dyshimi të mbesim pa ty
Pranë nesh, aty gjithmonë do t’jesh,
edhe atëherë kur për njëherësh një karrige boshe do t’jetë,
gjithherë mbushur do mbes, gjithnjë zë plotë,
me fjalën tënde, me gazin tënd.

Nuk të lëmë të ikësh Ismet!

Do t’mbajmë shtrënguar me vullnetin tënd për jetën,
pasionin për suksesin, për fitoren,
dashurinë për familjen, shoqërinë.

Vetëm veten harrove, Ismet!
Për t’mos t’harruar të tjerët asnjëherë,
të tillë çfarë tërë jetën ishe,
I drejtë, i palëkundur, i pathyeshëm.

Lamtumirë SHOK!

You Might Also Like