Sportet me dorë

Lena Osmani kampione mbarëkombëtare në garat e organizuara nga Federatat Universitare të Sporteve Kosovë – Shqipëri

Lena Osmani, studente e Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane në Universitetin “Hasan Prishtina” është kampione mbarëkombëtare në pingpong, pasi që është shpallur më e mira në Kampionatin Mbarëkombëtar Kosovë-Shqipëria të mbajtur në Durrës e i cili është organizuar nga Federatat Universitare të Sporteve, shkruan kryelajmi.com

Lena Osmani në këtë garë ka përfaqësuar Kosovën në sportin e pingpongut dhe në finale ka mposhtur kampionen e Shqipërisë. Ajo me këtë fitore u shpall kampione mbarëkombëtare e vitit 2025.

Ndryshe, Lena Osmani është fituese e shumë titujve dhe kupave në gara të ndryshme dhe me kategori të ndryshme. Ajo është shpallur edhe sportiste e vitit për kategori të ndryshme dhe shihet si kampione e ardhshme edhe në gara ndërkombëtare e rezultat e saja e bëjnë krenare mbarë Kosovën. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like