Sportet me dorë

Drita humb finalen e dytë të play-off, seria barazohet

🏐Fer Volley rikthehet fuqishëm dhe mposht Dritën bindshëm në ndeshjen e dytë finale të playoffit, në konkurrencën e femrave.

🔵⚪Ferizajaset, të inspiruara në terren të vetë, treguan fuqinë e vërtetë dhe u rikthyen fuqishëm për të triumfuar 3-0 (25-21, 25-20, 25-20).

“Intelektualet” tentuan të bëjnë më shumë në secilin set, por e gjetën të pamundur t’i rezistojnë paraqitjes inspiruese të vendaseve. Ndeshja e tretë zhvillohet në Gjilan të shtunën, ku pritet të vazhdojë spektakli, teksa gjërat janë bërë edhe më interesante pas rezultatit të sotëm.

📷Takimi i tretë luhet me fillim nga ora 20:15, dhe transmetohet direkt në RTK4.

#kvfervolley #kvdrita #fvk #playoff

You Might Also Like