
Oltion Bilalli ka pësuar një lëndim serioz gjatë ndeshjes ndërmjet Gjilanit dhe Malishevës, pas një dueli në ajër me portierin Ilir Avdyli.
Ai është detyruar të largohet nga fusha me autoambulancë, duke u dërguar menjëherë në spitalin e qytetit të Gjilanit, për trajtim të mëtutjeshëm.
Ngjarja ndodhi në minutat shtesë të takimit, i cili përfundoi pa gola, 0-
Malisheva e zhvilloi pjesën më të madhe të ndeshjes me një lojtar më pak, pasi Fatjon Bunjaku u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 28-të.
Klubi dhe tifozët tani janë në pritje të rezultateve mjekësore për të kuptuar shkallën e lëndimit të Bilallit, ku shpresojmë që ai sa më shpejtë t’i kthehet fushave të futbollit. /Telegrafi/