Futboll

Zymberi: Besojmë në ekipin me të cilin u shpallëm kampionë

Skuadra kampione e Kosovës, Drita do të marr pjesë në Ligën e Kampionëve në fazën preliminatore dhe ndeshjen e parë do ta zhvillojë ndaj kampionit të Andorras, Inter d’Escaldes.

Klubi gjilanas i ka besuar futbollistëve aktual me të cilët edhe u shpall kampion në Superligë për këtë edicion dhe me të njejtit do të udhëtojë për në Nyon të Zvicrës për ndeshjen e ligës më prestigjioze në Evropë.

Drejtori sportiv i klubit “bardhekaltër”, Valon Zymberi në një interivistë për “Sinjalin” e ka konfirmuar se Drita do të udhëtojë me ekipin aktual në Zvicër.

“Lista tani është dërgu edhe ne do të jemi me ekip të njejtë siç ishim në kampionat”, ka thënë fillimisht Zymberi.

Tutje, drejtori sportiv ka folur edhe për transferimet që do të ndodhin te “Intelektualët”, mirëpo kjo do të ndodhë pas garave evropiane.

“Sa i përket transfereve do të shohim pas garave evropiane”, përfundoi Valon Zymberi.

Kujtojmë se Drita do ta luajë ndeshjen e parë në Ligën e Kampionëve me datën 8 gusht.

You Might Also Like