Gjilan

Leonora Morina – Bunjaku, kandidate e PDK-së për kryetare të Gjilanit

 

 

Leonora Morina – Bunjaku do të jetë kandidate PDK-së për kryetare të Gjilanit. Sipas burimeve nga ky subjekt politik në Gjilan, Bunjaku do të t’i prijë edhe listës së këshilltarëve në për Asamblenë Komunale të Gjilanit, duke marrë kështu të gjitha përgjegjësitë në garën zgjedhore.

Zgjedhjet lokale do të mbahen në tetor, kurse deri më tashti në Gjilan janë bërë të ditur pesë kandidatë Lutfi Haziri (LDK), Nazim Gagica (PDK), Ardijan Foniqi (i pavarur), Lulzim Behxheti (i pavarur) dhe Leonora Morina – Bunjaku (PDK).

 

Morina – Bunjaku është propozuar për këtë post pas konsultimeve me partinë në qendër dhe me vetë kryetarin e ri të partisë Memli Krasniqi.

 

 

You Might Also Like