Sportet luftarake

Leotrim Rexhepi me 29 korrik në Tetovë zhvillon meqin e tij të tretë profesionist  

 

Boksieri nga Pogragja e Gjilanit, Leotrim Rexhepi, është duke hequr “të zit e ullirit”, për ta zhvilluar një meq të boksit për shkak të vizave për të cilat ka shumë probleme për tu paisur. 

 

Rexhepi i cili në boksin amatorë ishte i pakonkurencë, karierën e tij në boksin profesionist e filloi në vitin e kaluar, ku në ndeshjen e tij të parë në boksin profesionist kishte mposhtur bokiserin nga Turqia, Emin Acar, ndërsa meqin e tij të dytë e zhvilloi në Gjilan me 12 nëntor  kundër boksierit hungarez, Istvan Kovacs, të cilin e nonkautoi në raundin e dytë duke dëshmuar se kemi të bëjmë me një boksier mjaft të talentuar. 

 

Duke menduar se po i hapen dyert drejt sukseseve, Rexhepit po i lindin problemet me viza duke mos pasur mundësi të bokson. Një gjë e tillë i dështoi me 11 mars ku kundërshtar e kishte Stefan Voda në Belgjikë por ky duel dështoi për shkak vizave. 

 

“Për mua është një zhgënjim shumë i madh. Si është e mundur që sportistët të kenë probleme me viza, këto problem po na kushtojnë me karierë, dhe për këtë bëjë apel tek Ministria e Sportit të Kosovës që sportistve t’ju krijohet kushte për të mos pasur problem në karierën e tyre  

profesioniste. Të stërvitesh 5 muaj dhe në fund të dështosh për shkak të vizës, kjo për sportistin është katastrofë”,  ka bërë të ditur boksieri Rexhpi. 

 

Tani pas shumë sakrificave me 29 korrik boksieri Gjilanas, Leotrim Rexhepi, në qytetin e Tetovës do të zhvillon meqin e tij të tretë profesionist.  

Këtë lajm e ka bërë të ditur menaxheri i tij, ndërsa për pak ditë do të bëhet e ditur edhe emri i kundërshtarit.  

“Më në fund një lajm i mirë dhe e falenderoj menaxherin tim për aranzhimin e këtij meqi, kushdo qoftë ai boksier fansave të mijë ju premtoj vetëm fitore. Jam i përgaditur maksimalisht drejt rrugëtimit tim në boksin profesionist”, thekson Rexhepi. 

 

Për të pasur suksese në boksin profesionist dhe për ta përfaqësuar shtetin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, kërkohet që bizneset e komunës së Gjilanit ta mbështesin këtë talent të madh të boksit për ti përfaqësuar edhe bizneset mbështetëse në arenën ndërkombëtare. 

 

Urojmë që bizneset Gjilanase do ta përkrahin fuqishëm boksierin profesionist, Leotrim Rexhepin

You Might Also Like